Petro Mersini, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor u shpreh mjaft i indinjuar duke kërkuar që kësaj çështje t’i jepet fund, gjatë dëshmisë në Komisioni hetimor për ‘Sterilizimin’.
“I thashë SPAK-it, mbylle se na morët shpirtin, ose na fusni brenda ose na nxirrni jashtë, tre vjet, pesë vjet. Këtu është të thuash të keqen e Enverit, një muaj të bënte gjyqin, të fuste brenda, të nxirrte jashtë”, tha ai.
“Ishin të vjetra kishin 30 vitesh dhe ankoheshin mjekët nuk presin. Mbanin vegla në dollapin kur vinin nga jashtë mjek dhe këta mjekët këtu ja mbanin disa vegla atyre, se ata vinin me veglat e tyre. Erdhën të reja instrumentet kirurgjikal dhe kirurgët na falenderonin, na shpëtuat thonin. Tani janë shtuar. Më parë hapeshin instrumentet nëse ishin parashikuar 4 operacione infermierja i planifikonte sipas operacionit ndërsa mjeku kirurg zgjedh çfarë seti do”, theksoi
I pyetur se kush i paguan dhe zëvendëson setet e amortizuara, ai u shpreh se ato zëvendësohen nga koncensionari.
“I zëvendëson koncensionari pa pagesë, pra futet tek pagesa që është llogaritur”, theksoi ai.
Top Channel