Është proceduar penalisht në Tiranë 50-vjeçarja me inicialet D.B., e cila dyshohet se ka tregtuar bizhuteri të kontrabanduara, teksa është shpallur në kërkim djali i saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silver”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, 28-vjeçarit me inicialet I.B.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA