Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit.

Një këmbësor 75-vjeçar  është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku nuk i mbijetoi dot plagëve të marra ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Drejtuesi i automjetit, M. J., 47 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA