Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht në Lungomare, gjatë orëve të natës.

Nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.  Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë mbërritur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA