Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm.
Pastori Akil Pano i ftuar në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel rrëfeu njohjen e tij me ish-deputetin e PD-së, për të cilin tha se “Gerti ishte njeriu i munguar në politikbërjen shqiptare”.
“Vura re njerëz të thjeshtë në varrimin e Gertit. Gerti jepte respekt, vlerësim, cilësia e tij ishte ajo e të dëgjuarit. Gerti ishte një mik, mbase është pak për të thënë që Shqipërisë do i mungojë fisnikëria në politikë. Kemi pasur edhe diskutimi me Gertin. Gerti ishte njeriu i munguar në politik bërjen shqiptare. Gerti praktikonte besimin e tij, një baba shembullor, një bir që do të bënte krenar çdo baba, një politikan që për aq sa udhëhoqi Forumin Rinor ishte sukses. Duket sikur jeta rrëmben më të mirët.
Harrojmë që nuk jemi pronarë të jetës, pror administratorë. Uroj që të jetë një moment reflektimi për politikanët dhe njerëzit që e njihte atë. Politik bërja dhe qytetari në politikbërjen të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë.”, tha ai.
Top Channel