Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Presidenti i vendit mesazh ngushëllimi familjarëve: Promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale

18/09/2024 16:48

Tronditës ishte lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 44-vjeçare të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.

Presidenti i vendit Bajram Begaj në një mesazh në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe miqtë e tij.

“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve!

Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, shkruan Presidenti i vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA