Kunati i të ndjerit Gerti Bogdani, Arbër Çepani, ka treguar se humbja e tij është një dramë e thellë në familjen e tyre.
Teksa kujton një moment të vështirë që kishte kaluar 12 vite më parë, Çepani thotë se ishte kunati i që i qëndroi pranë dhe e bëri të buzëqeshte.
“12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët e numëruara… Çdo gjë mu përmbys, por ti ishe aty tek dera e spitalit dhe gjëja e parë që më the sapo më pe ishte “Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevojë të pushosh., të shëron dielli aty? Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza…”, ka shkruar Arbër Çepani.
Më tej ai shkruan: Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera e spitalit unë ty o Gert…
Top Channel