23/11 08:00
Është ndërprerë mbledhja për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, për shkak të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.
Ndërprerja e mbledhjes u kërkua nga deputeti Gazment Bardhi, ndërsa kryetarja e këshillit, Elisa Spiropali e pranoi pa hezitim kërkesën.
Bardhi: Sapo është konfirmuar Gert Bogdani ka ndërruar jetë dhe ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë në PD dhe në Kuvend. Kërkoj mirëkuptim tuaj për ndërprerjen e mbledhjes.
Spiropali: U prehtë në paqe kolegu ynë Gerti Bogdani. Ngushëllime familjes së tij. Mbledhja ndërpritet dhe do të vijojë në një moment të dytë.
Top Channel