Inside Story/ “Kam gati dy matrikuj”, si manipulohen dokumentet për sigurinë e kafshëve në Tapizë

18/09/2024 22:01

Tregjet e gjësë së gjallë zakonisht bëhen në orët e para të mëngjesit. Tregu i Tapizës hapet çdo të mërkurë dhe të shtunë.

Një dyzinë fermerësh kryesisht nga zonat veriore të vendit mblidhen me shpresën se do të shesin mallin e tyre. Mes tyre, operojnë edhe ata që importojnë kontrabandë.

Mjafton të infiltrohesh brenda këtij tregu për të kuptuar menjëherë një sërë parregullsish që ndodhin dhe mungesën totale të kontrollit. Me një vëzhgim të shpejtë, kupton se pjesa më e madhe e kafshëve nuk kanë asnjë matrikullim.

Situata bëhet më alarmante, pasi një pjesë e mire e gjësë së gjallë, përveç se nuk ka matrikullim shqiptar, del në treg me matrikullim të huaj.

Matrikullimet bullgare apo greke konstatohen rëndom. Kjo tregon se rrugët e kontrabandës janë të hapura si në kufijtë Jugorë, ashtu edhe në ato Lindor dhe Verilindor të vendit.

Në momentin që futesh në bisedime me tregtarët, kupton se ka aq shumë parregullsi. Kontrolli është një fjalë inekzistente në fjalorin e tyre.

Tregtari: Kam viça, kanë ardhur nga Kukësi. Janë shumë të mirë, vendas. Bëjmë Pazar.

Gazetari: I ke me certifikatën e origjinës? Pse nuk kane matrikullim?

Tregtari: Ia bëjmë menjëherë certifikatën dhe i vendosim matrikullimin në momentin qe i çojmë në thertore. E kam gati.

Gazetari: Po si funksionon kjo mënyrë?

Tregtari: Kam gati dy matrikullime dhe certifikata dhe ia vendos lopëve dhe viçave qe dua të shes.

Pra, flitet për matrikullime të gatshme që mund ti vendosen nëse duhet edhe një gjedhi me sëmundje të rrezikshme, duke e deklaruar të shëndetshëm. Nuk ka asnjë rëndësi se nga vijnë lopët, apo viçat, pasi tregtarët kanë gjetur zgjidhjen dhe për diçka të tillë. Problemi është kur nisin dhe padisin njëri-tjetrin.

Tregtari: Të pashë që u afrove tek ai tregtari atje. Nuk dua të flas, sepse nuk më duhet gjë, por ai i ka të gjithë viçat nga Bullgaria. Nuk janë vendas. E kanë mishin e keq. Ky vici im është viç qumështi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA