22/12 22:51
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të marte në ambientet e një rafinerie nafte në Korinth, Greqi.
Korrespodenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe raporton se ende nuk dihet shkaku i ngjarjes. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të madh dhe më pas janë parë flakët që kanë mbuluar pjesë të rafinerisë më të madhe në vend. Sakaq raportohet se nuk ka viktima.
30 forca zjarrfikës dhe 7 automjete ndodhen në vendin e ngjarjes në mënyrë që të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Po ashtu forca të tjera po shkojnë në zonë, ndërsa mbrojtja civile njoftoi banorët e zonës të mbyllin dritaret nga rreziku i tymit toksik dhe të jenë të gatshëm për evakuim në rast se do jetë e nevojshme.
Top Channel