Shpërthimi i pajisjeve të Hezbollahut! Hackerat sulmojnë rrjetin e komunikimit, 8 të vdekur dhe mbi 3000 të plagosur

17/09/2024 18:40

Kur kanë kaluar 347 ditë nga nisja e luftës mes  Izraelit dhe Hamasit, duket se edhe hackerat kanë hyrë në sulm.  Sot në mesditë mijëra pajisje gjurmimi dhe komunikimi që përdornin anëtarë të grupit të Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në Bejrut dhe Damask të Sirisë, duke shkaktuar tetë të vdekur dhe rreth 3000 të plagosur.

Mediat raportojnë se shpërthimet u shkaktuan nga një sulm i hackerave izraelitë në rrjetet e komunikimit të brendshëm të Hezbollahut.

Një funksionar i Hezbollahut deklaroi për Wall Street Journal se ekzistojnë dyshime për sasi eksplozivi që kanë shkaktuar shpërthimin e tyre.  Shumë pjesëtarë të organizatës e kanë kuptuar tejnxehjen e pajisjeve dhe i kanë larguar ato përpara se të shpërthenin.

Grupi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilës një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar njëkohësisht nëpërmjet një mesazhi që ka mbërritur njëkohësisht në të gjitha pajisjet.

Hezbollahu ka akuzuar Izraelin si përgjegjësin e këtij sulmi, dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret.

Sipas mediave në Liban, mes viktimave nga shpërthimet është edhe djali i deputetit libanez të Hezbollahut Ali Ammar, por edhe një vajzë 10 vjeçare.

Çdo anëtar i grupit libanez të Hezbollahut e përdor këtë lloj pajisje për të marrë mesazhet nga eprorët apo nga familjarët e tyre, në mënyrë që të shmanget komunikimet me celular që cilët mund të përgjohen lehtësisht

Mediat raportojnë se shpërthimet u shkaktuan nga një sulm i hackerave izraelitë në rrjetet e komunikimit të brendshëm të Hezbollahut.

Një funksionar i Hezbollahut deklaroi për Wall Street Journal se ekzistojnë dyshime për sasi eksplozivi që kanë shkaktuar shpërthimin e tyre.  Shumë pjesëtarë të organizatës e kanë kuptuar tejnxehjen e pajisjeve dhe i kanë larguar ato përpara se të shpërthenin.

Grupi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilës një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar njëkohësisht nëpërmjet një mesazhi që ka mbërritur njëkohësisht në të gjitha pajisjet.

Hezbollahu ka akuzuar Izraelin si përgjegjësin e këtij sulmi, dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret.

Sipas mediave në Liban, mes viktimave nga shpërthimet është edhe djali i deputetit libanez të Hezbollahut Ali Ammar, por edhe një vajzë 10 vjeçare.

Çdo anëtar i grupit libanez të Hezbollahut e përdor këtë lloj pajisje për të marrë mesazhet nga eprorët apo nga familjarët e tyre, në mënyrë që të shmanget komunikimet me celular që cilët mund të përgjohen lehtësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA