Edhe bisedimet e 17 shtatorit në Bruskel kanë përfunduar pa takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajcak u takua ndaras me përfaqësuesin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç.

Sipas kryenegociatorit të Kosovës, nuk pati takim trepalësh pasi Serbia kërkonte diskutimin për tema që ai i cilësoi si të nevojshme për “konsum politik në Serbi”.

“Ne jemi pajtuar me këtë ftesë, e kemi konfirmuar edhe pjesëmarrjen në takimin trilateral, por si duket Serbia pastaj ka refuzuar të hyjë me atë agjendë dhe ka kërkuar futjen e temave të saj të cilat janë për konsum politik, çka ne nuk kemi qenë dakord”, tha Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialog.

Në takim është diskutuar për rrugën përpara në zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve, që sipas kryenegociatorit të Kosovës, nuk po respektohet nga Serbia.

Ndërkohë që ka shtuar se Serbia nuk e ka tërhequr letrën e dorëzuar në dhjetor të vitit 2023 nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, me anë të së cilës shteti i saj hiqte dorë nga zbatimin i marrëveshjes.

“Sot e kuptuam nga zoti Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Por nuk qëndron. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, tha Bislimi.

Tema të diskutimit ishin edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë, telekomunikimi, IBM-ja e liria e lëvizjes. U diskutua edhe për çështjen e urës mbi lumin Ibër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA