Megjithëse socialistët e shikojnë zgjidhjen e sagës të mandatit të Olta Xhaçkës, në Komisionin e Venecias, opozita edhe njëherë tjetër përmes Konferencës së Kryetarëve e risolli si temë debati.
Përfaqësuesit e opozitës në këtë konferencë lëshuan akuza në drejtim të kryetares së kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se ajo hodhi ne erë Gjykatën Kushtetuese.
‘Ne citohet të jetë shprehur Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD, i jemi referuar kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese.’
Venecia sipas Gazment Bardhit, është organ këshillimor dhe se nuk ka efekt detyrimor.
Homologu i tij socialist Niko Peleshi i tha Konferencës së kryetarëve se “ Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë”.
Më tej Niko Peleshi citohet të ketë thënë se “Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.
Në këto debate është përfshirë edhe Ina Zhupa kryetare e komisionit parlamentar të medias.
“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese” citohet të ketë deklaruar ajo.
Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.
Bardhi: “Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykatën Kushtetuese, duke minuar ne këtë mënyre edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetues dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që kuvendi të mos zbatoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedure. Këtu nuk ka të bëjë me Individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëjë me parimet kushtetuese”
Tabaku: Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.
Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”
Ina Zhupa: Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund te këtë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese.
Top Channel