zjarrfikese

Një banesë është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të një bombole gazi.

Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA