Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Anterio Kaloshit për heqjen nga regjimi i posaçëm “41 biss”.

Ishte fillimisht Gjykata e Posaçme Antikorrupsion që rrëzoi kërkesën e Anterio Kaloshit për kundërshtim të vendimit për futjen në izolim të posaçëm.

I dënuari me burgim të përjetshëm kërkoi shfuqizimin e vendimit për shkak se nuk ka shfaqur as rrezikshmëri dhe nuk ka kryer shkelje brenda ambienteve të burgut.

Gjykata pasqyroi disa informacione te klasifikuara sekret ku flisnin për disa informacione mbi Anterio Kaloshin  brenda ambienteve te burgut.

Sipas avokatit për Kaloshin janë përdorur mjete ekstraligjore.

Kaloshi për 1 vit do të  qëndrojë në burgun e Peqinit në regjimin e 41-bisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA