Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump (fotot)
21/11 21:44
Një 11-vjeçar, nxënës i shkollës Port Orange, Florida, u arrestua pasi kërcënoi se do të qëllonte me armë në shkollën ku studionte.
I mituri kishte shkruar një listë me emra dhe objektiva, ndërsa pas arrestimit ka deklaruar se po bënte shaka.
Arrestimi erdhi pas një denoncimi nga disa studentë, të cilët thanë për dedektivët se 11-vjeçari u ka treguar atyre armë zjarri dhe thika të shumta, ndërsa shtuan se nuk ishin të bindur nëse armët ishin të vërteta apo jo.
Në momentin që policia mori në pyetje të miturin në lidhje me planet e tij, i mituri tha se “po bënte shaka”, pra mohoi të bënte ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për secilën shkollë.
Top Channel