Gonxhe i përgjigjet Gjekmarkajt për Kadarenë: Kemi koordinuar gjithçka me familjen, për At Zef Pllumin të mos bëjmë politikë

17/09/2024 15:20

Ministri Blendi Gonxhe është përplasur me deputetin Agron Gjekmarkaj në Komisionin e Edukimit dhe Informimit.

Pasi Gjekmarkaj tha se shkrimtari Ismail Kadare nuk e Meriton të prehet në varrezat e Tufinës, Goxhe iu përgjigj se çdo vendimin për ceremoninë mortore është koordinuar me familjen e tij.

Gonxhe: Në lidhje me ceremoninë e të madhit Ismail Kadare çdo gjë është koordinuara me familjen e tij përcaktuar nga familja e tij deri në detajet më intime të ceremonisë me kaq mjafton si sqarim, nuk ka skenar apo regji nga ana jonë dhe asnjë mungesë apo pakujdesi,  jemi krejtësisht kryelartë dhe seriozë në punën tonë, protokolli ka marrë përsipër me anë të një komisioni. Të vetmit që kishin diçka për të kritikuar në emër të tij do të ishte familja.

Sa i takon At Zef Pllumit kemi pasur një publikim për atë që mendojmë kemi qenë korrekt,  sa i takon pjesës tjetër nuk dua të bëj politikë për figura të mëdha kjo trashëgimi duhet të shprehet në vepra dhe jetën sot se sa në dukje dhe dekor, besoj sa i takon çfarë përfaqëson një pjesë e mirë e asaj që bëjmë themi, veprojmë, aksioni jonë është qartësisht demokratik dhe lartësinë e ëndrrave dhe mendimit të At Zef Pllumit sot duhet të jemi sa më pranë idealeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA