Dhunimi për vdekje i Egli Progës në Pogradec, lihet në burg autori i dyshuar Denis Meçe
17/09/2024 19:09
Lihet në burg shtetasi Denis Meçe, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Apeli i Juridiksionit të përgjithshëm në Tiranë, vendosi masën “Arrest me burg” ndaj Meçes, pasi ky i fundit kishte kërkuar masë më të butë.
Për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shkulakun, u vendos masa “Detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 10 gusht. Sipas dëshmive, Proga ka shkuar të lokali ku ndodhi ngjarja e rëndë për të pirë.
Autori i dyshuar akuzohet se ka shtyrë ose goditur viktimën, i cili është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Top Channel