“Arben Ahmetaj është bashkëpunëtori juaj politik”, Petro Koçi përplaset me deputetët e PD: Ju duhet kundër SPAK-ut

17/09/2024 16:28

Deputeti socialist Petro Koçi është përplasur me deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut këtë të martë.

Ndërsa po diskutohej projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”, deklarata e Koçit nxiti debat.

Deputeti iu kthye anëtarëve të opozitës duke u thënë se Arben Ahmetaj është bashkëpunëtori i tyre dhe se ai është është arratisur për shkak të veprimit të drejtësisë dhe jo të qeverisë.

Sipas Koçit, opozita hiqet sikur e mbron SPAK-un, por nga ana tjetër e godet.

Koçi: Njerëzit nuk ikin për azil politik, por për shkak të qeverisë, njerëzit kanë marrë azil politik në kohën e Enver Hoxhës dhe në kohën e Sali Berishës, në asnjë lloj qeverisje tjetër.

-Po Ben Ahmetaj?

Koçi: Arben Ahmetaj është bashkëpunëtori juaj sot, është bashkëpunëtori juaj politik dhe ka ikur për shkak të veprimit të drejtësisë dhe jo të qeverisë, nga një anë bëni sikur e mbroni Spak-un dhe nga ana tjetër kur deklaroni këtë status politik për Arben Ahmetaj në fakt godisni SPAK-un. Tani ligji që propozohet po të ishte kamxhik do të ishte shpallur antikushtetues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA