SPAK ka renditur në dosjen e saj prej 499 faqesh edhe pagesat që janë bërë nga Argita Malltezi, bashkëshorti i saj dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha për babain e tyre lidhur me shpenzimet shëndetësore dhe shpenzimet zyrave avokatore në Francë e Britani lidhur me çështjen non-grata.
Sipas dosjes së SPAK nga viti 2014 deri në 2024 janë bërë shtatë pagesa për shpenzime shëndetësore dhe avokatët që në total kapin vlerën 434 mijë euro dhe 153 mijë dollarë.
I pyetur mbi këtë pjesë të dosjes Berisha tha se “Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi. Lidhur me shpenzimet shëndetësore, do ju rrëfej një sekret, në të gjitha rastet ka marrë një porosi nga unë. Këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar. Ka gjykuar që këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj dhe unë jam mirënjohës, asaj dhe Abit. Ne jemi familje me solidaritet të madh. Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argitës, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata e kanë zgjidhur problemin fill mbrapa. Pra nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje. Mund të jenë prindër, por nuk janë, nuk e meritojnë”, tha Berisha.
Sipas tij “pagesat me avoketërit janë bërë, por janë të gjitha hua të katër personave, që janë në procesin e shpalljes nongrata nga lobimi korruptiv i Edi Ramës, Soros dhe MgGonigal pranë Blinken.
Nuk ka pagesa nga Abi Malltezi, hua mund të ketë dhe ajo është shlyer. Të ardhurat e Abit janë nga trashëgimia dhe pronat e trashëguara. Pasuria nga trashëgimia sipas nenit 177 të Kodit të Familjes është vetjake”.
Top Channel