26/12 22:29
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t’i paguajë dëmshpërblim këngëtarit dhe kompozitorin londinez Eddy Grant për përdorimin e këngës së tij Electric Avenue pa leje.
Grant, 76 vjeç, i janë dashur më shumë se katër vjet për të paditur kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në gjykatat amerikane, për videon e fushatës së tij 2020 që përdorte një klip 40 sekonda të këngës.
Videoja u pa 13.7 milionë herë përpara se Twitter, i njohur tani si X, ta rrëzonte atë.
Një gjykatës federal në Manhatan vendosi se Trump kishte shkelur të drejtat e autorit të Grant për hitin e tij të vitit 1983 dhe tani është përgjegjës për dëmet, si dhe për të paguar tarifat ligjore të këngëtarit.
Top Channel