“Burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje”, drejtori Qose përplaset me opozitën në komision: Janë marrë masa, ngjarje që ndodhin

16/09/2024 13:30

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose po raporton në Komisionin e Sigurisë këtë të hënë.

Gjatë raportimit ai theksoi se një tjetër problematikë në burgje është cenimi i sigurisë, nga futja e sendeve të palejueshme deri te dronët, siç ishte rasti i fundit i Peqinit.

Xhaferri: Burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje, e paprecedentë, kanë kaluar drone.

Qose: Janë marrë masa të menjëhershme pas ngjarjes, asnjë nga punonjësit nuk e ka lënë detyrën por kanë vepruar deri në neutralizimin e autorit, këto janë ngjarje që ndodhin, kanë ndodhur dhe në Angli dhe Meksikë dhe në Belgjikë.

Rasti i Burrelit  droni u neutralizua nga valët e xhamerave, kanë një gjatësi vale sa perimetri i godinës. Në rastin e Peqinit droni ka qenë 150 metër larg, xhamerat nuk e kapin, por vetëm godinën, punonjësit ishin vigjilentë kamerat kanë qenë në kohë kohë reale ka operuar 1 minutë e 20 sekonda dy herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA