Aksident në Theth, turisti spanjoll humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, dy të plagosur

16/09/2024 16:45

Një aksident ka ndodhur në Theth, ku janë plagosur dy persona.

Shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA