Përpjekja e dytë e dukshme këtë vit për të vrarë kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump, është një kujtesë se pavarësisht buxhetit masiv vjetor prej 3,2 miliardë dollarësh të Shërbimit Sekret të SHBA-së, kjo pengesë nuk është gjithmonë efektive.
As Evropa, ku zotërimi i armëve të fuqishme automatike është përgjithësisht shumë më i ulët se në SHBA, nuk ka qenë imune.
Më 15 maj të këtij viti, kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua nga një distancë e afërt dhe u plagos rëndë nga një burrë me pistoletë. Ai mbijetoi për t’u kthyer përfundimisht në jetën publike.
Danimarka u trondit nga dhuna ndaj kryeministres Mete Frederiksen, e cila u sulmua në rrugë në Kopenhage ngjatë këtij viti. Ajo ishte duke hyrë në një nga super-marketet në zemër të qytetit, kur një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht. Pas kësaj autori është vënë menjëherë në pranga.
Po ashtu përballë një sulmi ka qenë edhe Udhëheqësi i Reformës në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Farage, po largohej nga një lokal më 4 qershor, pasi kishte nisur kandidaturën e tij elektorale. Një vajzë e re i hodhi në fytyrë gotën me milkshake, teka vendi ishte i mbushur me njerëz, përfshirë edhe ekipin e sigurisë.
Por në Lindjen e Mesme këtë vit, tentativat për vrasje, të vendosura kryesisht në derën e Izraelit, kanë pasur tendencë të kenë rezultate fatale.
Më 1 prill, një sulm ajror izraelit në konsullatën e Iranit në Damask vrau tetë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare, duke përfshirë njeriun që mendohej se koordinonte furnizimet me armë nga Irani për Hezbollahun. Irani u përgjigj me një breshëri të madhe raketash dhe dronësh.
Më 30 korrik, Fuad Shukr, një komandant i lartë në milicinë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, u vra në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë në Bejrut. Të nesërmen, një shpërthim në një shtëpi pritëse në Teheran vrau Ismail Haniyeh, liderin politik të Hamasit, i shpallur si një organizatë terroriste nga disa qeveri.
Izraeli nuk komentoi publikisht se kush ishte përgjegjës, por Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit.
Top Channel