Izraeli vijon sulmet në Gaza, këtë herë sulmon një shtëpi. Raportohet për 11 të vrarë, katër prej tyre fëmijë

14/09/2024 15:59

Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha të shtunën se gjatë natës, një sulm izraelit goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur, duke vrarë 11 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

“Kemi pranuar trupat e 11 personave, përfshirë të katër fëmijëve dhe tri grave, pasi një avion izraelit goditi shtëpinë trekatëshe të familjes Bustan”, tha për AFP-në, Mahmud Bassal, zëdhënësi i kësaj agjencie.

Ai tha se sulmi ndodhi në orën 01:00, duke shtuar se shtëpia që u shënjestrua gjendet afër një shkolle në lindje të Qytetit të Gazës.

“Disa familje po strehoheshin në shtëpinë që u godit me një raketë, pa asnjë paralajmërim”, tha Bassal, duke shtuar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë sulm.

Sipas Bassal, forcat izraelite kanë kryer sulme të tjera në Gazë gjatë natës, duke vrarë edhe dhjetë persona.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 persona dhe janë plagosur mijëra të tjerë./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA