“Argita pagoi 118 mijë euro te fondacioni i Liri Berishës për fëmijët autikë”, kreu i PD i përgjigjet Spak: Treshja mercenare e prokurorisë private…

14/09/2024 13:38

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pasi SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj fondacionit të bashkëshortes së tij, Liri Berisha.

Berisha tha se në aktaktuzën e SPAK, ‘treshja mercenare e prokurorisë private të Edi Ramës’ tha ai, ‘kanë sjellë si prova të korrupsionit tim pasiv, ndihmën bamirëse që dhëndri dhe vajza ime, Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dhënë çdo vit duke paguar nëpërmjet bankës, pra me para të tatuara, disa familjeve në nevojë shpenzimet për trajtimin e fëmijëve të tyre autikë në qendrën rajonale të autizmit në Shqipëri, të Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, drejtuese e të cilit është Liri Berisha’.

Berisha iu përgjigj edhe akuzave se biznesmeni Fatmir Bektashi ka sponsorizuar në vitin 2013, një udhëtim të Rikardo Koçiantes, mentorit të këngëtares së njohur Elhaida Dani, e cila nën instruksionet dhe mbështetjen e tij, fitoi ‘Voice of Italy’.

‘Dhe me këtë rast, u ftua Rikardo bashkë me këngëtaren për t’u dekoruar nga Presidenti i Republikës. Ministria e Kulturës, se kush nuk mund të them, i është drejtuar dhe Fatmir Bektashi ka sponsorizuar udhëtimin dhe qëndrimin e tyre. Rikardo Koçiante, këngëtari i famshëm i cili edhe para disa kohësh ka qenë në Tiranë, në atë udhëtim nuk ka dhënë asnjë koncert. I janë bërë nderimet nga Presidenti i Republikës si një akt mirënjohje dhe vlerësimi’-tha Berisha.

Deklarata e Sali Berishës: 

Falenderoj Abin dhe Argitën që kanë dhuruar për fëmijët autikë, ky nuk është krim, por një traditë fisnike

Kështu, në aktakuzën e tyre, treshja mercenare e prokurorisë private të Edi Ramës kanë sjellë si prova të korrupsionit tim pasiv, ndihmën bamirëse që dhëndri dhe vajza ime, Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dhënë çdo vit duke paguar nëpërmjet bankës, pra me para të tatuara, disa familjeve në nevojë shpenzimet për trajtimin e fëmijëve të tyre autikë në qendrën rajonale të autizmit në Shqipëri, të Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, drejtuese e të cilit është Liri Berisha.

Në aktakuzën e tyre, monstrat e fëmijëve tanë nxjerrin se Argita dhe Jamarbër Malltezi paskan korruptuar mua dhe Liri Berishën sepse në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë në fondacion tarifën e trajtimit të fëmijëve autikë të disa familjeve që nuk e paguanin dot atë që nga viti 2010 gjer në vitin 2022, dhe në total ky çift ka kontribuar me rreth 118 mijë euro.
Nuk është zakon kurrë të falënderosh publikisht familjarët, por nuk mund të ndalem pa i falënderuar me shumë mirënjohje Abin dhe Argitën sepse kanë mbajtur, kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë dhe bamirësinë, e cila ka pasur në kohëra vlerësimet më të larta.

Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” është themeluar në vitin 1996 nga një mik i madh dhe i vërtetë i Shqipërisë, Domenik Skalione, ish-president i parë i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Sipërmarrjes, që në vitin 2005 i besoi drejtimin e këtij fondacioni Liri Berishës, e cila pasi doli në pension, në vend të punës në një klinikë private, zgjodhi t’i përkushtohet pa asnjë lloj rroge apo shpërblimi ndihmës, kryesisht të fëmijëve shqiptarë, por edhe të moshuarve këtu.

Njëlloj si ajo, bordi i fondacionit nga themelimi gjer sot ka funksionuar me përkushtim pa asnjë shpërbilm.

Nën drejtimin e saj dhe të bordit, Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka dhënë kontribut thelbësor në trajtimin shkencor të talasemisë, duke ngritur nga hiçi në Lushnje qendrën më moderne të vendit në trajtimin e talasemisë, për çka është nderuar me Qytetari Nderi nga bashkia socialiste e qytetit.

Fondacioni, me lidhjet e tij, ka arritur të dërgoj për operime të vështirë në spitalet më të mira me dhjetëra fëmijë si dhe ka ndihmuar qindra fëmijë në shtëpitë e fëmijëve, por edhe në kopshte, madje edhe të moshuar në azile.

Por pa dyshim, kontributin më të jashtëzakonshëm ky fondacion, kundër të cilit Rama ka ndërsyer larot dhe mjerot e tij në media, dhe mercenarët e tij në prokurorinë politike, e ka dhënë nga viti 2005 e këtej me kthesën rrënjësore që arriti të shënojë në qëndrimin në Shqipëri ndaj çrregullimit të autizmit dhe konkretisht në fushën e rritjes së ndjeshmërisë së shoqërisë ndaj autizmit dhe në diagnostikimin, trajtimin modern të fëmijëve autikë dhe studimet shkencore në këtë fushe.

Ky fondacion, me mbështetjen e fondacionit ‘Autizem Speks’ pa asnjë ndihme nga shteti, ngriti në Tiranë Qendren Rajonale të Autizmit, qendër ekselence, e cila ka diagnostikuar dhe trajtuar me metodat me bashkëkohore mijëra fëmijë nga Shqipëria dhe qindra nga vendet përreth, dhe me një sukses mbi 85% (sukses konsiderohet kur këta fëmijë shkojnë në shkollë).

Qendra Rajonale e Autizmit e Tiranës ka ngritur qendrat pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të vendit, nga Gjirokastra në Kukës, por edhe në tre vendet përreth.

Qendra ka specializuar qindra psikologë në këtë fushë, ka botuar shtatë libra kryesorë të fushës dhe prodhuar një seri me DVD, të cilat ndihmojnë jo vetëm specialistët, por dhe prindërit të ndihmojnë fëmijët e tyre me këtë çrregullim, që për fat të keq incidenca e të cilit po rritet shumë.

Nga 1 në 170 persona që ishte 5-6 vjet më parë, sot në SHBA shkruhet se ky çrregullim prek 1 në 36 fëmijë.

Theksoj dhe njëherë se fondacioni nga qeveria e para viteve 2013 nuk ka marrë asnjë qindarkë, kurse pas viteve 2013, janë bërë përpjekje të përsëritura të turpshme nga autoritetet qeveritare për dëmtimin e veprimtarisë së tij.

Unë u ndala në këtë koment, në aktakuzën e turpshme figurojnë dhe financimet e përbashkëta, që janë bërë për paditë gjyqësore nga familja jonë si dhe dhurata që Fatmir Bektashi i ka bërë fondacionit ‘Fëmijët shqiptarë’ për festën e Vitit të Ri.
Rikujtoj këtu se ky biznesmen fisnik, së bashku me dy ortakët e tij, i kanë dhuruar qytetit të Tiranës kopshtin dhe çerdhen më moderne në tokën e tyre.
Përveç kësaj, ky biznesmen paska sponsorizuar dhe ky është akt, sipas tyre korruptiv, në vitin 2013, një udhëtim të Rikardo Koçiantes, mentorit të këngëtares së njohur, asokohe vajzë e re shqiptare, Elhaida Dani, e cila nën instruksionet dhe mbështetjen e tij, fitoi ‘Voice of Italy’. Dhe me këtë rast, u ftua Rikardo bashkë me këngëtaren për t’u dekoruar nga Presidenti i Republikës.
Ministria e Kulturës, se kush nuk mund të them, i është drejtuar dhe Fatmir Bektashi ka sponsorizuar udhëtimin dhe qëndrimin e tyre.
Rikardo Koçiante, këngëtari i famshëm i cili edhe para disa kohësh ka qenë në Tiranë, në atë udhëtim nuk ka dhënë asnjë koncert. I janë bërë nderimet nga Presidenti i Republikës si një akt mirënjohje dhe vlerësimi.
Së fundmi, akt korruptiv, provë tjetër kanë sjellë se Fatmir Bektashi paska sponsorizuar një biletë të Flamur Kuçit në studion e Libeskindit, për të cilin Sali Berisha nuk ka asnjë dijeni.
Fatmir Kuçi ka qenë këshilltar te unë, por ka qenë edhe pedagog në universitet. Udhëtimi i tij te Libeskind nuk ka pasur asnjë lidhje me projektin që ky arkitekt i madh kishte hartuar për Homeplanin.
Këto janë akuzat konkrete për korrupsion me shifra, që mercenarët dhe monstrat e fëmijëve, kanë sjellë kundër Sali Berishës.
Ajo që më revoltoi jashtë mase, se ata këtë aktakuzë e kishin shpërndarë dhe unë i mësova këto nga studiot televizive para se ta lexoja.
E them këtu, nuk kam asnjë rezervë për ta publikuar që nesër, përveç do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm për të mbushur faqe, gjë e cila nuk mund ta bëj pa asnjë aprovim të tyre se ata mund të lëndohen dhe nuk kam të drejtë t’i lëndoj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA