Siguria në shkolla, Rama: Oficeri duhet të jetë syri dhe veshi i prindërve, kanë mision të njohin çdo nxënës

13/09/2024 11:18

Teksa foli për sigurinë në shkolla, kryeministri Edi Rama tha se projekti për futjen e oficerëve të sigurisë në shkolla po merr rëndësinë e duhur.

Rama tha se oficeri i sigurisë duhet të jetë në vend të prindërve, që duhet të njohë çdo nxënës dhe problematikat e tyre, që ata të ndihen dhe te të jenë të sigurt në institucionet arsimore.

Edi Rama: Përtej problemeve, ankesave dhe shqetësimeve, siç nuk mund të krahasohet është mision i pamundur situata në shkolla, gjendja e mësuesve një dekadë më parë ku hidheshin si lecka lartë e poshtë dhe vendosja në punë ishte politike. Nuk mund të krahasohet situata e sotme me atë të viteve më parë. Patjetër të dyja këto kanë nevojë për kornizën e sigurisë. Sot Shqipëria, nëse jemi në kushtet që vjen kemi pritur 10 mln vizitor nga jashtë dhe sot kemi arritur 11 mln, siguria është elementi i parë. Të gjithë përmendin mikpritjen, natyrën, ushqimin dhe sigurinë. Viti 2019 ka nisur të Gjimnazi Qemal Stafa projekti për futjen e oficerit të sigurisë në shkollë.

Projekt që sot ka marrë formë dhe na ka dhënë arsyet për të parë një ndryshim të rëndësishëm por dhe për të kuptuar se duhet ta fuqizojmë edhe më shumë këtë autoritet të ri të shkollës, për këtë arsye kemi bërë dhe rritje page 800 euro. Njerëz që janë të kualifikuar për temën e sigurisë, janë aty si një urë u kalojnë të gjithë dhe duhet të garantojnë informimin e të gjithëve. Janë në vend të prindërve që vëzhgojnë nga larg fëmijët, që përpiqen të gjejnë problemet duke ndjekur ndërveprimet mes tyre, që këshillojnë fëmijët, që i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë, që mbajnë marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e shkollës dhe mësuesit, dhe që janë syrit dhe veshi i prindërve. Kanë një mision të njohin me emër çdo fëmijë. Të dinë humorin dhe situatën psikologjikë të fëmijës, kjo është unë e ndërlikuar që kërkon një ndërveprim të afërt edhe me psikologut. Kemi vendosur edhe figurën e psikologut në shkolla. Nevoja për ta rritur cilësinë është e qartë për ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA