Kryeministri Rama ishte sot në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Tiranë, aty ku foli për sigurinë në institucionet arsimore.
Në fjalën e tij Rama tha se trekëndëshi mësues-mjek-polic hanë tre figurat që duhet të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë e nxënësve. Teksa foli për pagat e mësuesve, Rama tha se mesatarja ka shkuar 950 euro por kjo nuk do ndalet me kaq sipas tij.
Edi Rama: Mësuesit e shkollës “Kosova” e dinë shumë mirë Odisenë e kësaj shkolle, simbol jo vetëm për Tiranën por simbol për historinë arsimit shqiptar, e cila u dogj për t’i hapur rrugë një ndërtimi në këtë truall. U prenë një numër jo i vogël pishash, e megjithatë ne rezistuam ndaj kësaj të keqeje dhe ndaluam planin për të na detyruar bërjen e një ndërtimi këtu dhe ndërtuam këtë shkollë që është një shëmbëlltyrë e ambicies tonë për Shqipërinë dhe dëshirës së çdo mësuesi sesi duhet të jetë shkolla ku rriten fëmijët tanë.
Përtej kësaj dua ta ritheksoj ata që prek ministrja, nuk jemi fokusuar vetëm te godina, por në mënyrë të posaçme edhe tek fuqizim i autoriteti të mësuesit dhe motivimi i vazhdueshëm i trupës mësimore. E kemi bërë me të gjitha mënyrat, duke vendosur si një objektiv, rritjen e vazhdueshme të pagave të mësuesit.
Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor që pagën mesatare ta kemi 950 euro. Është një rritje domethënëse, brenda të cilës ka edhe përshkallëzim sipas eksperiencës dhe kritereve të vendosura. Ata që dallohen më mirë, por nuk kemi ndërmend të ndalemi këtu. Synimi ynë është që Shqipëria 20230 të jetë kampion dhe të anëtarësohet në BE, duke pasur këtu njerëz punonjës shërbëtorë publikë sa më të devotshëm. Janë tre figura kryesore, mësuesi, mjeku, polici. Njëri kujdeset për dijen. Njerëzit thonë i kemi pasuritë po pse s’jemi Zvicra, sepse kemi mbetur mbrapa në dije.
Top Channel