Shumica e grupit të PS abstenoi, cilët janë 9 deputetët që votuan kundër dërgimit të mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese

13/09/2024 12:13

Maxhoranca nuk pranoi mesnatën e të enjtes një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’ia dërguar asaj çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Siç u kuptua edhe nga votimi, qëndrimi i deputetëve të shumicës ishte të për të abstenuar lidhur me mocionin e iniciuar nga deputetët e Partisë Demokratike.

Megjithatë, nëntë deputetë të PS-së, shkuan përtej qëndrimit politik të grupit duke votuar kundër, ndryshe nga shumica që abstenoi.

Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se çështjen do ta dërgojë për mendim në Komisionin e Venecias.

Deputetët që votuan kundër:

Jurgis Çyrbja

Damian Gjiknuri

Bledi Çuçi

Anduel Tahiraj

Paulin Sterkaj

Petro Koçi

Klodiana Spahiu

Bujar Çela

Shkëlqim Bullari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA