Pronari i një lokali bashkë me kamerierin kanë rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi kishin përshtatur lokalin për shitje drogë.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G. H., 34 vjeç, dhe M. Sh., 17 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit G. H., ku ishte i punësuar kamerier shtetasi M. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 40 doza të lëndës narkotike kokainë dhe disa doza kanabisi, gati për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 37 500 lekë, 230 euro, 40 franga dhe 70 paund, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel