Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për Berishën dhe Malltezin

13/09/2024 14:40

Apeli i Posaçëm la në fuqi masën “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Sipas njoftimit zyrtar, “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 13.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 182 akti, datë 04.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, në lëndë të masave të sigurimit personal dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Berisha dhe Malltezi u morën të pandehur për çështjen e privatizimit të ish- kompleksit Partizani dy ditë më parë.

Malltezi u paraqit sërish sot në zyrat e Prokurorisë së Posaçme.

SPAK nuk ka futur të bëjë pjesë të dosjes fletoren zyrtare ligjet e kohës. Kjo tregon nështrimin politik. E kanë bërë të qartë vijimi është me të njëjtën masë. Ne i treguam gjykatës që prokurorët kanë dalë në gënjeshtër. Ka kod të veçantë për Edi Ramën dhe kod të veçantë për Sali Berishës. Ka vjedh tokë në Gjipe, asgjë nuk ka. Këto deklarova në gjykatë”, deklaroi Malltezi para SPAK këtë të premte.

Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA