“Hyn lloj lloj llumi”, Rama: T’i mbrojmë fëmijët nga ekranet e telefonave, distancë higjienike! Kryeministri sulmon edhe opozitën: Shpifje dhe manipulime

13/09/2024 12:06

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një thirrje të gjithë prindërve dhe mësuesve që të mbrojnë fëmijët e tyre nga informacionet e papërshtatshme që marrin nga ekranet e telefonave dhe kompjuterëve.

Rama: Nëse një mësuese shfaqet diku në një video duke dhunuar një nxënës, diku tjetër në një klasë, një episod që në vend që të bëjë detyrën bën një gjë të shëmtuar janë gjëra të cilat janë sinjale për t’i motivuar dhe përmirësuar për t’u lehtësuar që një ferrë u hoq nga baçja. Thonë ‘batërdia e gjithë dynjasë’ ja ku i çoni ju fëmijët e gjitha kjo për t’u projektuar në sytë e publikut ku ata që qeverisin nuk janë asgjë tjetër në krye të një ushtrie me banditë e dhunues. Patjetër edhe mjedisi i shkollës, hapësira në të cilën ndërveproni rëndohet kësaj ne s’kemi ça i bëjmë në një kohë ku duhet të mbrojmë fëmijët nga ekranet e kompjuterëve ku hyn llumi i lloj lloj imazhi, lloj lloj llumi, ku nuk kanë punë në mjedisin e përbashkët, informacione të paverifikuara, manipulime dhe shpifje, është sfidë e madhe, që ka vetëm një mënyrë për t’ju përgjigjur, duke u përpjekur aty ku e kemi vijën e fronit.

Duhet distancë higjienike të nevojshme. Në vend që të bëjnë detyrën, në vend që u thonë njerëzve se s’mund ta bëjnë më mirë këtë punë, përpiqen t’i çorientojnë njerëzit duke krijuar idenë e një Shqipërie që nuk është gjë tjetër vetëm një kënetë ku rrinë të gjitha llojet e kafshëve dhe pyllit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA