Një pol i ri është krijuar brenda Partisë Demokratike.
Ky grupim përbëhet nga Arbi Agalliu, Dashamir Shehi, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Seladin Jakupllari.
Flutura Açka: Në kushtet e një parlamenti jofunksional 3 vitet e fundit dhe kur opozita s’ka kryer dot edhe misionin e saj. PD ka humbur kapacitetin është izoluar nga ndërkombëtarët dhe partnerët. Fragmentimi e ka bërë apatike opozitën. Beteja në Kuvend është për interesa personale. Bashkuan votat me mazhorancën. Ne ofrojmë një alternativë ndryshe. Mbyllja e listave është akti final i bashkëpunimit.
Në këto kushte ne deputetët do bashkohemi për ndryshim të sistemit dhe krijimin e hapësirave në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura dhe rrotacion të plotë. Kuvendi nuk është pronë e listave të mbyllura të Kryetarëve ne do luftojmë deri në legjislaturë. Jemi grup deputetësh të opozitës, ka ardhur koha që të ndryshojë opozita. Kështu nuk mund të bashkohet. Ky është grupim deputetësh dhe jo grupim politik.
Dashamir Shehi: Ne jemi grup politik. Mund të bëhemi grup parlamentar. Duam të bashkohemi me të tjerët. Ne mendojmë ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.
Si do të hyjmë ne zgjedhje ?
Shehi: Të shohim, por duam lista të hapura. Sot po deklarojmë qëndrimin tonë ndryshe. Ata bënë marrëveshje për listat. Ne donim t’i hapnim.Na ndal përqasja që kemi ndaj sistemit të drejtësisë. Është një lloj shprese për të pastruar politikën dhe mjedisin publik. Na ndan raporti me ndërkombëtarët. Ia bëjnë peshqesh lidhjet me ndërkombëtarët ndërkohë që PS, bijtë e komunistëve të jenë afër të huajve.
Alibeaj: Sot ne pestëve na ka bashkuar qëndrimi i qartë pro sistemit të drejtësisë. Raportet jo thjesht të opozitës por të shqiptarëve me faktorin ndërkombetar janë shumë të rëndësishme. Kuvendi është distancuar nga nevojat e publikut. Ne besojmë se vota e listave të hapura i shërben këtij qëllimi. Është e udhës t’i dorëzohet publikut e drejta për të vendosur. Ndaj duhet sistemi me lista të hapura.
Si do prezantohemi??
Alibeaj: Mund të jete edhe bashkim partish. Ne i thërrasim partive te tjera por edhe elitës. Ky është moment patriotik. Me bashkim partish ose krijimin e një partie të re. Do të aplikojmë në zgjedhje të ardhshme sistemin me lista të hapura.
Açka: Ne deputetët e dalë nga votat e shqiptarëve kemi vendosur të bashkohemi, ky bashkim synon t‘i japë frymëmarrje jetës parlamentare të krijojë një alternative për ndryshim.
Alibeaj: Ne që jemi këtu na ka bashkuar diçka, një qëndrim pa ekuivok në mbështetje të drejtësisë. Së dyti: ka dhe kolegë te tjerë që raportet e Shqipërisë me partneret strategjikë janë të domosdoshme. Ne mendojmë që sot opozita dhe parlamenti është distancuar vite larg nga nevoja dhe ndjesitë e publikut. Ndaj duhet që politika duhet të shkojë tek publiku.
Si do te prezantohemi: mund të prezantohemi me bashkim partish. Thirrja jone nuk është vetëm me kolegët, por ne i thërrasim edhe partive të tjera jo parlamentare.
Parti të re?
Alibeaj: Nuk do doja ta diskutoja sot. S’e kam fshehur asnjëherë nevojën se një pjesë që ishim në partinë demokratike mendojmë se nëse do krijohet subjekt i ri ka vend për të garuar për të gjithë. Me lista të hapura.
Top Channel