Kryeministri Edi Rama e mbylli me batuta takimin me mësuesit e shkollës “Kosova’ në kryeqytet, ku u fol për rëndësinë e sigurisë në shkolla.
Rama tha se si prind i një djali të vogël e kupton mundin e mësuesve që përballen çdo ditë me fëmijët. “Zoti qoftë me ju”, tha kryeministri, ndërsa lartësoi figurën e mësuesit.
“Si një baba që kam edhe mundësinë t’i gëzohem faktit që kemi një djalë 10 vjeç, duke pasur parasysh se çfarë përqendrimi, beteje, durimi duhet sot me një… unë ju them të gjithë ju që hyni në klasa, Zoti qoftë me ju! Zoti dhe prindërit ju bekofshin çdo mëngjes kur nisin fëmijët në shkollë dhe çdo pasdite kur i marin. Ne marim pasdite në shtëpi një, po ka të tjerë që marrin dy. Po flas për atë një që marrim pasdite, të kuptojmë se çfarë ndodh nga mëngjesi deri pasdite.
Se kur keni këta zogjtë që cicërojnë më fort se kurrë dhe janë aty për t’ju dhënë mend e jo për t’ju marrë mend… Patjetër me këtë vetëdije unë personalisht jam i gjithi adhurues e mbështetës i çdo mësuesi/mesueseje në këtë Republikë, se jeni të vetmit figura që i shoh me zili në sensin, që në rast se shpesh them e bëj unë këtë s’ka problem, jeni të vetmit figura që ju shoh nga poshtë lart. Duke pranuar që në raport me ju dhe punën tuaj, jam komplet thjesht e vetëm një adhurues që nuk guxon të thotë këtë punën tuaj mund ta bëj dhe unë. Nuk e bëj dot!”, tha Rama.
Top Channel