Nga Agron Gjekmarkaj
Kronikë e duelit Bardhi-Babo, grimcash e përjetimesh të thukta!
Lëre lëre si filloi dita dje! Të nëmura, mallkime, hungërima, leçitje e përfolje ndaj Gaz Bardhit liderit në perspektive, i cili mundoi vetë Babon e madh të vinte në mexhlis!
Të pafsha në hell duke u pjekur more zullap, rënkonte Tezja mes dhembjesh të larta shpirterore të dënja vetëm për të.
Të zëntë kroma, lëshonte fjalë Dilua me mjekrrën e kuqe si barbarosa qull në djersë. Pusi e paç jetën, shkumëzonte senatori Ismet Beqiri notues në pikëllim.
Tu bëftë komb në fyt torta “Belinda”, murretehej Antoneta.
Nikoqiri rrinte si nuse e sapomarrë e nuk bëzante. Toni me sytë nga qielli mërmëriste “Zot jepe një shënjë, një rrufe lesho”!
Shumë kush e kishte menduar si ditë ku do buisnin nga gezimi e festa ! Plane qysh ta prisnin, si ta gostisnin, kush fjalimin e rastit të mbante !?!
Klotilda do recitonte një vjershë të shkruar ënkas nga poeti i rafinuar herë popullor e herë hermetik, Ed Shalsi e titulluar “myzhdeja”, por jo, gjithçka u prish e vojt per dreq!
Gojëprishuri citoi biseda nga “Sky-enkroçat” aty Babo lojti nga fiqiri dhe e lëshoi gjuhën poshtë e përpjetë në ograjat e shthurjes emocionale. I paudhi Gaz përsëri doli e tha ju që lëpini akulloret e krimit, si ia zë goja atë fjalë që mos bëftë hajër, e se prapë do lexoj nga keto thagma kërcenoi!
Belinda pinte proteina gjithë kohës për shkëlqim lëkure, me një gjerbje të lehtë e të ëmbel teksa Tao mundohej të qeshte për gajret.
Hoxha pa mjekërr i puneve të brëndshme dukej si statujë prej dylli në një dyqan me re pluhuri. Bora ruante qetësinë, atë armë miçidiale qe vetem ajo e ka kur gjithë bota në kaos bie.
Anila Denajt shqetesimi i dilte në formen e blegerimes. Babua zgurdullonte sytë sa aty ku shikimi binte gropa hapej. Mjerë kush në të binte.
Çyrbja nuk është më ai i dikurshmi. Kur të gjithë prisnin që ai ti hidhej në gryke Gaz Bardhit me një biçak, ta gjuante me rregullore, apo thjesht ti hakerrehej, ai mendueshem kishte rënë në ënderrime me shikimin fiksuar tek pala e flokut të Mamicës!
Salianji virani, të cilit kur i thonë shendet të thotë plaç e jo më ti thuash plaç siç i tha Babua duke trazuar grënxen gjet ç’lypi nga mendje e trazuar befas! Ç’nuk tha aq sa Xhemal Qefalisë i ra të fiket e zali! Nga kllapia doli veç nga dy dacka të Nasipit e pak qumesht qe ju ndodh Luljeta Bozdos per ti lagur buzet e thara e të çara nga tmerri. Albana ndonëse është afruar fizikisht me ne në një rresht na rri zymtë! Ajo na sheh nga maja e epersisë morale! Me të zeza ishin veshur të dyja me Jorushin e Tabakeve si afrim në shije e qendrime! Bledion Nallbatit ju shemb toka nën këmbe, ju err qielli mbi krye kur vetë Mamica i hoq një verejtje të rëndë për të mbajtur qetesi. Nga ai çast u vuvos, heshtja si damlla i kyçi gojen.”Po Bujari shoku im/Prej Lushnje i vetmi trim/
Ka frik vetem nga e liga/
Është melhem per të Kronika”, me shkruante mbi një pusulle Eduart Ndreca!
Olta Xhaçka po bisedonte shtruar me Ogin për motrani e shoqeni, për betejat, per themelet e Shqiperisë së re, shokët partizanë, për komisar Majkon, borizanin Braçe, per kroçerosinen Mimi di Puccini, kur befas një ashkel retorike e goditi në ballë! U afrova i thashë “mbahu Shaniko” po ajo me tha “ti vetem kur është Ogi shfaqesh ”, duke ma zvogëluar solidaritetin e duke me skuqur deri tek veshet aq sa Jorushi që për të tjeret jep jeten me keshilloi të pi pak ujë!
Tao në kafene si njeri që ka parë botë me sy e shumë ka për të rrefyer e thënë, mes sigurisë e pervojes, njohjes dhe arsyetimit po magjepste Ogin dhe Etilden me një tregimtari plot nur! Ato gojë hapur degjonin qysh lis jeta kish nderruar e qysh kureshja s’ka të aguar!
Pasdite Mamica na ftoi mua dhe Oerdin të prisnim sëbashku Presidentin e Izraelit! Vamë! Tek po dilnim për ti dhënë doren një çupulinë në mes të moshes e kabinetit të Mamices më pyet se ku të kam parë unë ty? Po gati duke belbezuar i thashë jam Nën Kryetari, jam filani , ai i qyfyreve që mos qofsha!
Ajo leri more dënglat e fjalët e medha me tha, qënke Nën Kryetari ti, hajt mu bej sikter e def nga sytë! Pastaj e drodha i thashë jam agjent i Mosadit vetem ateherë me la një vend pas vetes që e pranova me perunjësi!
Në të vonë u ktheva peseri në Kuvend! Helidon Bushati ishte mberthyer në një debat filozofik me Ulsinë mbi dilemat dhe trilemat, ky fakt shoqerohej me kukurima dhe të qeshura!
Oret ranë një nga një si tullat nga një mur i vjeter teksa mesnata avash avash trokiti! Kosta i Gramozit Lindites, tashmë me një rritje të lehtë, por të qendrueshme në 33% i Mamices, po me percillte bashkë me qortimet se i thyem zemren Babos, i cili erdhi të çmadhej, në korridor u shfaq Etilda si imazhi i fundit neper nate! E morem te dy me vete mbi qerpike, ndonëse Kryezevendes Lideri Muli na ka mesuar që nuk duhet të tregojmë asnjë dobesi ndaj najadave e drijadave të Rilindjes!
Agron Gjekmarkaj
Top Channel