Tha se bëri kallëzim në SPAK për Olsi Ramën, kryeministri i drejtohet Bardhit: Ke bërë për Noc Rrokun, se për vëllanë tim ke dhënë….

12/09/2024 11:39

Në zhvillimin e interpelancës së kërkuar nga opozita, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave në lidhje me mbetjet e kompanisë Kurum.

Teksa replikonte me kreun e grupit të PD Gazment Bardhin, Rama i tha se bën akuza pa baza dhe kërkon që të bëhen ekspertizat që “i hidhen nga lart”, duke iu referuar Sali Berishës dhe fjalimeve të tij nga dritarja.

Më tej ai tha se Bardhi ka gënyer kur tha se ka bërë kallëzim për vëllanë e tij Olsi Ramën, pasi në fakt në SPAK ka dhënë vetëm informacion.

“Tani një fjalë serioze për këtë punën e krimit të organizuar.

Zotrote je ai që iu the këtyre, iu the atyre, iu the shqiptarëve: kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën. Në fakt kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun sepse i kishe çuar një informacion, mirë e bëre, se ndryshe do përfundoje si babale Salivani që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë, por unë, nuk e keni mësuar akoma ju se çfarë problemi keni me mua, unë duroj shumë. Do duroj deri këtu SPAK të nxjerrë të vërteten dhe pastaj do kemi dhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je kokën lartë me gojë hapur dhe unë s’ta hedh dot në gojë atë që merr ti nga atje lart, por do ta kemi dhe një ballafaqim tjetër, dakord?

Ju përshëndes edhe kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda, rrotulloheni në gojë, hajde pështyjeni këtu dhe pështymën që do merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në ’97-ën”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA