Shkolla e re në Lezhë! Rikonstruksioni i “Gjergj Kastriotit” me fondet e BE për 670 nxënës. Gonzato: Vlerë e shtuar

12/09/2024 19:55

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë e nisen vitin e ri shkollor në ambiente të reja dhe me kushte bashkohore.

Ambasadori i Delegacionit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato shprehet se këtë ambient duhet ta shohim më shumë se një ndërtesë, le të jete një hapësirë e përbashkët për prindër, nxënës e mësues për një të ardhme drejt bashkimit Europian.

“Dëshira ime është të mos përfundojë vetëm me këtë ndërtesë, por që shkolla të përdoret si një hapësirë ku nxënësit, mësuesit, prindërit të vijnë dhe të diskutojnë çështje që janë të rëndësishme për vetë nxënësit. E them këtë për arsye se të bëhesh pjesë e Bashkimit Europian do të thotë që në të, të sjellësh sjellësh vlera të cilat ti i ke”.

Dije Zefi, drejtoreshë pranë kësaj shkolle tregon udhëtimin e tyre 5 vjeçar, dhe rikthimin në një shkollë që tashmë për ta është një ëndërr e bërë realitet.

Teksa shihje ambientet e shkollës, dallohej gëzimi dhe lumturia në sytë e nxënësve, të cilët e cilësojnë si një rikthim në shtëpi kthimin e tyre në ambientet e reja të shkollës.

Ky institucion arsimor modern i rindërtuar me fondet e BE-së tashmë u shërben 670 nxënësve dhe 38 mësuesve. Objektet e reja të shkollës përfshijnë laboratorë, bibliotekë, sallë multifunksionale, zyrë për mjek dhe psikolog, si dhe palestër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA