
“Për 4-5 vite do të jemi në BE”, Rama: Çdo familje shqiptare do ketë një pronë të vetën me vlerë më të lartë
26/09 19:41
Sapo ka nisur Kuvendi, ku pas kryetares Elisa Spiropali fjalën e mori deputeti Gazment Bardhi.
Bardhi: 10 shtator 2024 ministri i Brendshëm njoftoi zgjedhjen e drejtorit të Gradës së Republikës me garë. Në fakt në mars 2023 kur miratonit ndryshmit për Gardën e Republikës ju kam thënë që është investim për të zgjedhur një njeri që vjen nga jashtë sistemit. E votuat me urdhër të Ramës, dhe gjashtë muaj më vonë u zgjodh emri që jua thamë edhe ne, për të cilin u ndryshua ligji. Nuk ka akt më korruptiv se të detyrosh deputetët e mazhorancës të votojnë për interesat e një personi. Ngrini një komision etike për të vërtetuar si u sponsorizua ligji.
Top Channel