Mësuesja me probleme të shëndetit mendor jep mësim e pashqetësuar edhe pse kishte dhunuar një nxënës. Pezullohet pas interesimit të Fiks Fare!

12/09/2024 20:40

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësueseje në Koplik, e cila edhe pse nga një raport mjeko ligjor del me probleme të shëndetit mendor vazhdon të jap mësim.

Mësuesja është bërë objekt hetimi nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër pas një denoncimi që kanë bërë prindërit e një fëmije të klasës së tretë, për dhunë të ushtruar nga mësuesja.

Organi i akuzës ka kërkuar vlerësimin psikiatrik të mësuese, e cila ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor. Por vazhdon të shkojë çdo ditë në mësim. Jo vetëm aq , por kjo mësuese për vite me radhë nuk kishte dorëzuar raport aftësie në punë.

Nëndrejtoresha e shkollës, Vera Deda, tregon për gazetarët se e njohin problematikën, se në shkollë ka mbërritur edhe raporti i vlerësimit nga instituti i mjeksisë ligjore, por nuk dinë çfarë vendimi të marrin për mësuesen. Ndërkohë për mungesën e dokumentit të aftësisë në punë ajo thotë se vitin e shkuar nuk e ka dorëzuar dhe as këtë vit akoma.

Deda thotë se “Nuk mund të marrim masa për mësuesen, sepse nuk  na e përcakton ligji që nëse nuk dorëzohet ky dokument të marrim masa” . Gazetarët takuan mësuesen e cila hedh poshte aktin e ekspertimit dhe thotë se ja ka bërë nëndrejtoresha e shkollës fallso që ta heqin nga puna. Sipas saj  kjo është ë njëjta taktikë që kanë përdorur edhe me  vëllain e saj të ndjerë para disa viteve.

Mësuesja thotë se dokumentin e aftësisë nuk e ka dorëzuar sepse ajo është mësuese e vjetër dhe nuk është detyrim për të. Ndërkohë mjekja e familjes, File Cukaj , pranon se ka vite që kjo paciente nuk shkon të marrë një dokument aftësie për punë. Mjekja  thotë për Fiksin se e vetmja herë që e ka takuar mësuesen është atëherë kur vëllai i saj a humbur jetën dhe për këtë mësuesja ka fajësuar mjekët.

Mjekja sqaroi se e ka referuar pacienten të shkojë të specialist, por ajo ka refuzuar kategorikisht ta bëjë këtë gjë.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Koplik , Liza Deda , mohon të ketë dijeni se mësuesja nuk ka dorëzuar as vitin e shkuar dokument aftësie në punë. “Unë nuk jam në dijeni që nuk ka dorëzuar raport , por edhe nëse nuk e ka dorëzuar unë nuk marr dot masë pasi ligji nuk e përcakton” thotë Deda.

Të dyja drejtueset i kundërshton përgjigja e Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, në të cilën thuhet se mësuesja që nuk dorëzon dokumentin e aftësisë për punë në shkollë, atëherë shkolla dhe ZVA-ja marrin masa deri në largimin e saj nga puna.

Menjëherë pas komunikimit të gazetarëve me Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhë, kjo e fundit i kërkoi Zyrës Vendore Arsimore Koplik pezullimin e mësueses.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA