Kreu marrëdhënie seksuale me një burrë me probleme të shëndetit mendor, nën hetim 43-vjeçari në Fier

12/09/2024 13:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier.

Një 43-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person me probleme të shëndetit mendor.

“Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas 38 vjeç, me probleme të shëndetit mendor”, tha në një njoftim policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA