Avokati Spartak Ngjela i ftuar në ‘Shqipëria Live’ komentoi paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, ku iu komunikua akuzën zyrtare për çështjen që ishte nën hetim dhe u mor nën hetim.
Ngjela hodhi poshtë akuzat se SPAK drejtohet nga qeveria apo nga Rama, pasi SHBA e ka pranuar që e financon, ndërsa theksoi se Berisha duhet të provojë me fakte nëse i ka të ligjshme pronat.
“SPAK-un nuk e drejtojmë ne, e drejton SHBA, e ka thënë Blinken. Çfarë duan më? Ne do shkatërrojmë Shqipërinë për pronat e Saliut… Ju lutem, nëse i ka të ligjshme t’ia provojë SPAK-ut.
Prandaj ka vonesa, sepse dosjet e SPAK i marrin ekspertët e huaj. Duhet t’i heqim Shqipërise barrën e Shqipërisë dhe këtë e kanë marrë përsipër të huajt”, tha avokati.
Top Channel