“Dhe në këto raste…”/ Lojërat me shpejtësinë sollën sekuestrimin e makinës luksoze, reagon sërish “Hati i Tik Tok”

12/09/2024 22:15

“Hati i Tik Tok” ka reaguar me një video rreth sekuestrimit të makinës luksoze dhe gjobitjes, pas shkeljes së rregullave të qarkullimit. 

Ajo shkruan se “edhe në këto raste” gjen mundësi për të bërë vlog, e më pas ta bëjë publike në rrjetet sociale.

“Një rritje rrogash për policinë se kanë bërë alamet kapjeje 19-vjeçare”, shkruan ajo në Instagram.

Hatixhe dhe Jashar Stojku janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, po ashtu u është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët ata udhëtonin.

Në rrjetet sociale Hatixhe, e njohur si Hati, më parë gjatë ditës ka reaguar me ironi: Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA