Aksident në Korçë, 30-vjeçari përplas këmbësorin, i moshuari përfundon në spital

12/09/2024 13:26
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku është përplasur një i moshuar.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin H. S., 70 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA