Përballja me drejtësinë bëri që Sali Berisha që për herë të parë të mungonte në homazhet e përvitshme për Azem Hajdarin. Demokratët braktisen për pak minuta punimet e Kuvendit për t’iu drejtuar memorialit të ish-liderit të lëvizjes studentore pranë ish-selisë së partisë demokratike.
26 vjetori i vrasjes se Azem Hajdarit i gjen demokratët jo vetëm me liderin e vendosur zyrtarisht nën akuze për korrupsion por edhe në një stine protestash për të cilat nuk ka ende një datë.
“Nuk është çështje datash. Revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj. Ka vetëm një rrugë, qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Flamur Noka.
Sali Berisha i ndoqi homazhet nga arresti shtëpiak, ndërsa përmes disa rreshtave në Facebook e cilësoi vrasjen e Azem Hajdarit, si atentat terrorist shtetëror i partisë në pushtet.
Top Channel