Dy fëmijët e autorit të ngjarjes së djeshme në Roskovec, u vunë në pranga pasi dyshohet se janë bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë.

Ervis Kuka 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, djemtë e Altin Kukajt, u arrestuan nga policia e Fierit, ndërkohë që ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për babanë e autorit Tomor Zyka, 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat të Beratit, për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”.

Një ditë pasi vrau Gramoz dhe Vladimir Kurtajn, Altin Kuka vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve të para që dha pas vetëdorëzimit. Megjithatë gjatë marrjes në pyetje ai ka sqaruar për hetuesit se është penduar për vrasjen dhe se gjithçka ndodhi ne një moment gjaknxehtësie.

Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë operacionit për kapjen e djalit të autorit është gjetur në një banesë të familjes Kuka në Kurjan edhe një armë tip pistolete të cilën dyshohet se e ka pasur me vete djali i Altin Kukës gjatë përballjes me dy vëllezërit Kurtaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA