Sherre me doreza metalike dhe thika, dy të mitur procedohen penalisht në Elbasan

11/09/2024 13:26

Një 16-vjeçar është arrestuar në Elbasan, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me dorezë metalike bashkëmoshatarin e tij.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi B. S., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të mprehtë një 21-vjeçar, për motive të dobëta.

21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, teksa vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA