Përfshihet nga flakët biznesi në kryeqytet, zjarri nisi në sistemet e kondicionimit

11/09/2024 14:21
Foto Ilustruese

Një biznes është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Unazën Lindore të Tiranës.

Sipas policisë, zjarri nisi në në sistemet e kondicionimit në tarracën e godinës. Zjarrfikësit, që mbërritën në vendngjarja arritën të shuanin flakët, që lanë pas dëme materiale.

Ndërkohë, nuk dihet nëse zjarri ishte për shkak të ndonjë defekti teknik apo për shkaqe të tjera. Pritet hetimi për incidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA