I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kakavijë 52-vjeçari iranian
11/09/2024 15:02
Një 52-vjeçar iranian është arrestuar në Kakavijë, i cili po mundohej të futej në Republikën e Shqipërisë, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Iranit, të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi.
Top Channel