“Fisnike është t’i bindesh drejtësisë që ke votuar vetë”, Alibeaj komenton në ‘Shqipëria Live’ vajtjen e Berishës në SPAK: Emocionet personale…

11/09/2024 14:17

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj komentoi sot lëvizjen e SPAK që mori i të pandehur Sali Berishën për akuzën e ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim .

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Alibeaj tha se vendimi nuk ishte surprizë, ndërkohë që e quan të pakuptimtë protestën e thirrur para SPAK.

Alibeaj në “Shqipëria Live”: Është procedurë rutinore, nuk më duket se ka ndonjë gjë për të bërë përshtypje në aspektin procedurial. Lëvizjet që pamë, kaq kam për të komentuar. Këto emocionet personale mund edhe t’i komentoj. Rregulli do duhet të mbizotërojë.

Çudia më e madhe që po ndodh është kjo që njerëzit e paprekshëm të dalin para drejtësisë, sepse askush nuk është mbi ligjin. Një qytetar i thjesht përballet me drejtësinë në sallën e gjyqit dhe një politikan po ashtu, dhe duhet të ketë kujdes mos të japë sinjale kundër drejtësisë.

Kjo është drejtësia që kemi votuar, tani do ishte fisnikëri politike për t’ju bindur për të treguar fytyrën ndryshe për të bërë politikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA