Berisha në SPAK, Ilir Demaliaj: Shpura e tij u katandisën si vullnetarët e Enverit, përballë Ramës një opozitë e konsumuar

11/09/2024 20:12

Analisti Ilir Demaliaj, pas paraqitjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në ambientet e SPAK, tregoi arsyet se përse sipas tij Edi Rama do të fitojë mandatin e katërt.

Mbështetësit e Berishës, të cilët ndodheshin sot para Prokurorisë së Posaçme, Demaliaj i quan si “shpuro palaçosh pa dinjitet dhe integritet, që për një vend në Parlament janë katandisur si vullnetarët e Enver Hoxhës”.

Sipas analistit, opozita është “e katandisur dhe e korruptuar deri në fyt, që mban si lider të vetmin komunist të ngelur në politikë, në Evropën Lindore.

Postimi i plotë i Ilir Demaliajt

Edi Rama, ka 12 vjet në pushtet, me një qeveri skandale pas skandalesh te llahtarshme për korrupsion, dhe ka të sigurtë mandatin e katërt dhe të pestë.

Pse ndodh kjo?

Kjo ndodh se përballë Ramës është një opozite e konsumuar e diskretituar, e korruptuar deri në fyt kür ka qenë në pushtet, dhe vazhdon përfiton prej pushtetit te opozitës.

Një opozitë që mban si lider të vetmin komunist të ngelur në politikë në Europën Lindore. Me një retorikë dhe leksik të vjetëruar “antikomunist” pas 35 vjetësh me demagogji komuniste si komunsti- antikomunist që tërheq zvarrë shqiptarët si litari i lënë jashtë komunist.

Njeri i akuzuar për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë nga State Department USA dhe Foreign Office England. Këtë nuk nuk ka nevojë të na e thotë as Amerika as Anglia se e dinë shqiptarët më mirë. 1996 njeriu dhe partia që hapi rrugën e masakrës së zgjedhjeve. 1997 hapjen e depove të armëve ku si rezultat u vranë 3000 shqiptarët dhe pasojat vazhdojnë dhe sot. Furnizimin e makinerisë vrastare të Millosheviçit me naftë, kur thyente embargon e OKB. Shperthimin e Gërdecit të biznesit të Zenit të babit ku u vranë 26 qytetare dhe miliona dollar shkatërrime. Të vrarët para kryeministrisë të 21 Janarit.

Akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv janë si gjyqi i kafeve të Nexhmie Hoxhes.

Sali Berisha dhe shpura e tij e palaçove pa dinjtet dhe integritet, si vemje të nje kufome politike për te siguruar një vend në Parlament, ka rezultuar në një neveri dhe urrejte për këtë opozite që janë katandisur si vullnetarët e Enverit në 1991 nga enveristi i fundit Sali Ram Berisha.

Kjo është drama e shoqërisë shqiptare sot që do ti lejojë Edi Ramës, një sundim të gjatë në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA